​Tetë projekte të grantit të performancës po realizohen në Lipjan

Kosova

​Tetë projekte të grantit të performancës po realizohen në Lipjan

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:47
Elbert Krasniqi dhe Imri Ahmeti

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur sot në takim nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti. Ata kanë vizituar punimet në dy salla sportive të dy shkollave, për të cilat kanë thënë se do të përfundojnë brenda vitit.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar se janë tetë projekte, të cilat po realizohen në kuadër të grantit të performancës.

Ahmeti: Po realizohen tetë projekete të grantit të performancës

"Janë tetë projekte krejt që po realizohen në terren (të grantit të performancës). Është mirë që kemi filluar me kohë realizimin e tyre. Falenderojë ministrin për kohën që ka ndarë të jetë në vizitë te projektet, të cilat janë në bashkëfinancim me MAPL...Janë dy salla sportive qe i vizituam, janë edhe gjashtë projekte të tjera që janë projekt nga granti i performancës, si fitues të vitit të kaluar komuna jonë dhe të cilat janë në realizim e sipër", ka thënë ai.

I pyetur në lidhje me raportet që kanë me nivelin qendror, Ahmeti ka mohuar se nuk kanë bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ahmeti: Bashkëpunimi komunë-MAPL ekziston çdo vit

"Jo, nuk është hera e parë. Bashkëpunimi ekziston për çdo vit. Komuna jonë është pjesëmarrëse në garën e performancës dhe në indikatorët që i matë MAPL me donatorët tjerë, Lipjani del vazhdimisht se fituese e këtij granti. Por, kemi pasur edhe projekte tjera shtesë nga buxheti i MAPL-së edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, e kemi shtratin e lumit jashtë grantit të perfornancës. Nuk kanë pasur ndikim nga ajo çfarë ju i thatë në raportet tona MAPL-komunë", ka shtuar ai.

Ndërsa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është shprehur se është me rëndësi që nxënësit të kenë mundësi të ushtrojnë në salla që përmbushin standardet profesionale.

Krasniqi: Mbi tetë projekte financohen nga granti i performancës komunale

"Janë mbi tetë projekte, të cilat financohen nga granti i performancës komunale. Komuna e Lipjanit është fituese e grantit dhe kemi bashkëfinancuar disa nga këto projekte. Sot i vizituam punimet në dy salla sportive të shkollave. Është shumë e rëndësishme që nxënësit e këtyre dy shkollave, por edhe komuniteti përreth të shkollave të ketë mundësi të ketë sallë sportive e cila plotëson standardet profesionale për zhvillimin e aktiviteteve. Ju e dini si qeveri kemi filluar me këto programet "Sporti në Shkolla" dhe sigurisht edhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin e kushteve të jetesës. Komuna e Lipjanit është përfituese e grantit është përfituese e grantit. Është prej komunave që ka pasur një mbështetje të vazhdueshme përmes këtij granti. Dhe granti tanimë të hënën fillon edhe raportimin e komunave për vitin 2022. Për 45 ditë do të përfundojë raportimi i komunave, pastaj do të fillohet përpilimi i raportove dhe do të përcaktohen edhe kush janë pëfituesit e grantit të performancës", është shprehur Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se këto dy projekte priten të përfundojnë brenda vitit.

Krasniqi: Projektet do të përfundojnë në kuadër të këtij viti

"Sipas të dy projekt-menaxherave është brenda dinamikave. Këto janë projekte, të cilat do të përfundojnë në kuadër të këtij viti. Sigurisht që do të ftohemi gjithë ne që të shohim edhe punimet e përfunduara dhe me kryetarin e komunës do ta kemi një lojë të basketit”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat