33 aktakuza kundër 49 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

Kosova

33 aktakuza kundër 49 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tridhjetetri (33) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona dhe janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat