IHMK: Ulje e ndjeshme e temperaturave gjatë javës së ardhshme

Kosova

IHMK: Ulje e ndjeshme e temperaturave gjatë javës së ardhshme

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të ulen ndjeshëm gjatë ditëve të ardhshme.

Përmes një njoftimi ku tregohet parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, IHMK thotë se nga e marta temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 30 gradë Celsius.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 31-35 gradë.

Sipas IHMK-së, gjatë së martës do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Ato gjatë ditës pritet të shkaktojnë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Instituti ka bërë të ditur se edhe e mërkura do të veçohet me mot të freskët, ku temperaturat do të shënojnë ulje. Do të ketë edhe riga të dobëta lokale të shiut. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe gjatë së enjtes dhe së premtes.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat