Parashikimi i motit për të premten

Kosova

Parashikimi i motit për të premten

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:37
Ilustrim

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Orët e mëngjesit do të mbesin me mjegull nëpër ultësira dhe lugina.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat