Juniku pa rrymë, Komuna e bën përgjegjës KEDS-in

Kosova

Juniku pa rrymë, Komuna e bën përgjegjës KEDS-in

Më: 20 janar 2024 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Juniku ka mbetur pa energji elektrike që nga ora 1 pas mesnatës së të shtunës.

Kështu ka thënë Komuna përmes një njoftimi, duke theksuar se arsye e ndërprerjes janë reshjet e borës.

Ndër të tjera, komuna e ka fajësuar KEDS-in për gjendjen e krijuar pasi thotë se kanë kërkuar nga kompania që të intervenojë, por edhe përkundër kësaj janë ende pa rrymë.

“Ne jemi dëshmitarë se në kohët e fundit, nëse fryn një erë e lehtë, furnizimi me energji ndalet, nëse bie shi, furnizimi me energji ndalet, nëse bie borë, furnizimi me energji ndalet. Përgjegjësi për këtë dështim është KEDS. Mungesa e energjisë elektrike shkakton dëme të mëdha në familjet e Junikut”, tha komuna në një postim në Facebook.

Aty iu bë apel KEDS-it që “si përgjegjës për furnizimin me energji elektrike që të bëjë evitimin dhe furnizimin me energji elektrike për banorët e Junikut sa më parë”.

“Banorët e Junikut janë edhe paguesit më të rregullt të energjisë elektrike dhe nuk e meritojnë një trajtim të tillë”, u tha në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat