​Mosrespektimi i ligjit kundër duhanit, për tre muaj 1328 gjoba

Kosova

​Mosrespektimi i ligjit kundër duhanit, për tre muaj 1328 gjoba

Më: 19 mars 2024 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga janari deri më 14 mars, janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba, duke theksuar se këta muaj gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisin bashkëpunim të ndërsjellë, pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.

Sipas MSh-së, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë.

Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes; Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë; Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Prandaj, mos pi duhan. Jeto, merr frymë lirshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat