Serbia, në rrethana të luftës në Kosovë, kishte shtuar aktivitetin në maksimum në mbështetje të veglave të saj vrastare, kundër shqiptarëve, ku, në krye të tyre qëndronte Vesko Periqi, i cili nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, ai ishte edhe kryetar i shtabit komunal.
Për të vepruar në aksione vrastare ishinë e tërë struktura komunale e Vitisë: Dragan Pucari ishte dretor i Drejtorisë për të Ardhurat Shoqërore, Nikolla Daniqi ishte komandant i Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore, ai ishte i graduar major, Boro Jokiqi ishte anëtar i MPB-së, Ilia Tasiqi ishte drejtor i NSH i Banjës së Kllokotit, njëherit ishte edhe anëtar i Shtabit Komunal të Luftës, nënkryetar i Kuvendit të Vitisë, Dushan Zllatkoviqi ishte anëtar i MPP-së, Boro Jokiqi anëtar i MPP-së, Jakov Jakovleviqi, ispektor, anëtar SHKL-së, Bane Jokiq sekretar i Kuvendittë Vitisë, anëtar i MPP-së dhe Kërsta Marinkoviqi ispektor, anëtar i SHKL-së.
Shumica, e përsonave të përdorur nga ushtria serbe kishin nofka për tu mos identifikuar në vrasjen e qytetarëve shqiptar.
Përsonat me nofka në Komunën e Vitisë ishin: Bozho Trajkoviqi, Goran Vasiqi, Dejan Vasiqi, një Dushko dhëndër i Bozhës, ai ishte nga Kllokoti, Zhika nga Gushica, i cili ishte pjesëmarrës i masakrimeve ndaj shqiptarëve nëpër Kosovë, Zoran Sfetkoviqi, i cili ishte shofer nga fshati Kllokot. Vesko Piriqi ishte makineri e zbatimit të ekspeditave në Viti ndaj shqiptarëve.
Të identifikuar për krime të luftës në Komunën e Vitisë ishin: Sveta Markoviq-Kllokot, Goran Vasiq polic-Tërpezë, Zharko Jokiqi, Millosh jokiqi-Goshicë, Stanimir Stojanoviq-mësues, Nenadi-Kllokot, Zhika Mikiqi-Binçë, Dragan Mikiqi, stomatolog-Gërçar, Kiro Stefanoviqi-Gërmovë, Zoran Angjelkoviqi, Zhika Mikiqi dhe Zvonko Bociqi të gjithë nga Mogilla, Sreqko-Zhegër, Agim Ajeti i përkatësisë rome e shumë të tjerë.
Në Komunën e Vitisë ishin mbi 54 të vrarë, mbi 76 të plagosur, 4 të arrestuar 8 të zhdukur, një shkollë dhe 4 objekte fetare të dëmtuara, 483 shtëpi të djegura, 130 shtëpi të shkatërruara, dy puntorë të Sadovinës së Jerlive të vrarë: Bekim Miftari dhe Qerim Rrahmani, vritet edhe Faruk Murseli nga Tërpeza e shumë vepra tjera kriminale të bëra nga vrastarë serbë...
Intensifikimi i dhunës serbe u shtua gjatë sulmeve të NATOS, ku, të vrarë ishin: Nazife Hajdari, Ruzhdi Nuredini, Sabri Salihu nga Tresteniku, Ramadan Berati nga Smira, si dhe dy ushtarë të UÇK-së; Qamil Ahmeti dhe Ismajl Ibrahimi, Daut Zenunu-Kabash, së bashku me Zylfi Agushin nga Smira.
Në katrahurën e burgut të Dubravës nga Komuna e Vitisë ishin: Xhevat Haziri, Visar Demiri, Bislim Bislimi, në të njejtën kohë në burgje ishin edhe Qemajl Bekteshi, Abaz Beqiri, Shefqet Ademi, Arif Bekteshi.
Të vrarë nga Skifteraj (Gjylekari) ishin: Sahide Ramadani, dy vajzat motra të mitura, Malsore e Shkurte Sadiku, dhe Hatigje Mustafa, ndërsa të djegur ishin: Mehmet Ismajli dhe Selman Ismajli, Nazmi Pojaziti-Radivojcë, Shefqet Mustafa-Pozheran, Ramadan Ahmeti-Drobesh, Rrahim Ramadani e Rexhep Emërllahu-Vërban, Saqip Hoxha-Sllatinë e Epërme...
]Në pamundësi për t’i përmend të gjithë emrat në kërë artikull gazetares po përmendim vetëm fshatrat e të vrarëve nga makineria vrastare serbe: Në fshatrat: Shushë, Lybishtë, Devajë, Beguncë, Tërpezë, Skifteraj, Budrikë, Smirë, Kabash, Sllatinë e Epërme, Ramnishtë.
Luftëtarët e rën dëshmorë për lirinë e Kosovës që veruan në UÇK, me bipografinë e lavdishme të tyre mund t’i gjeni në veprën time titulluar; Shtigjet e Zjarrta të Jetës-Poezi, vëllimi II. Dëshmorët-Krenaria e Kombit Shqiptar. Prishtinë, 2021.
Dëshmorëve të Komunës së Vitisë dhe mbarë shqiptarisë-Lavi!...,për madhështinë e tyre, për jetën dhe veprën e tyre po i’u përmendim emrat dëshmorëve vitias: Vëllezërve dëshmorë, Gursel dhe Bajram Sylejmani; Sherif Frangu; Njazi Azemi; Njazi Rexhepi; Safet Rexhepi; Florin Maliqi; Muhamet B. Muharremi; Xhemail Z. Ademi; Mustafë B. Shema; Mirali I. Sejdiu; Hebib B. Sejdiu; Skender S. Salihu; Ylvi K. Demiri; Daut Z. Zenunu; Selami H. Ismajli; Mehmet S. Ismajli; Mejdi A. Korrani; Shabi F. Kajolli; Jonuz Q. Zejnullahu; Bafti N. Haxhiu; Salih H. Zenuni; Remzi D. Xhaferi; Kemajl H. Azizi; Kenan I. Halimi; Rashit B. Mustafa; Safet H. Ajeti; Vëllezërit Jeton dhe Naser Ramaj-Lavdi të gjitëve të rënë për çlirimin e atdheut, përjetësi dhe dritë të pashterrshne në amshim...