Hasan Ramadani vlerësohet si shembull për të tjerët se si duhet të mbrohet atdheu

Kosova

Hasan Ramadani vlerësohet si shembull për të tjerët se si duhet të mbrohet atdheu

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 20:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Flamurin e pati ideal.

Në mbrojtje të atdheut, ra heroikisht 3 dekada më parë, Hasan Ramadani.

Për përvjetorin jubilar, familjarë e bashkëluftëtar bënë nderime në vendin ku prehet trupi i tij.

“Sot shënojmë 30 vjetorin e rënies së babushit tem. Është shembull për të gjithë ne se si të luftojmë”, tha djali i tij, Sevdaimi.

Ramadani nga fshati Shajkoc i Podujevës, vlerësohet si nismëtari i luftës për çlirim i asaj ane.

“Neve si fshat, rënia e tij na ka bërë krenar dhe jemi gjithëherë falenderues, që një hero kaq i madh është nga fshati jonë”, tha Arsim Beqiri, activist i fshatit Shajkoc.

“Është një hero i madh kombëtar, i çështjes kombëtare të Kosovës, që dha gjithçka për çlirimin e vendit dhe ne të rinjët atëkohë, u inspiruam dhe u motivuam nga Hasan Ramadani se si luftohet për çlirimin e vendit”, u shpreh Flrotim Statovci, përfaqësues i OVL- UÇK-së në Podujevë

Vepra e Hasan Ramadanit, ishte motiv për bashkëluftëtarët e tij që ta vazhdonin luftën.

Rezistenca e tij ka qenë një shembull për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për neve llapjanët. Se si qëndrohet dhe rezistohet kundër një pushtuesi barbar që ka qenë në Kosovë. Ai ka qëndruar dhe ka rezistuar me gjithë familjen, deri në fishekin e fundit, deri në momentin e fundit”, tha bashkëluftetari Ismet Abdullahu..

Për Ramadanin dhe dëshmorët e tjerë të zonës operative të Llapit, në Kompleksin Memorial në Penuhë, u bë edhe një muze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat