Moti sot me diell, maksimalja sot deri në 30 gradë

Kosova

Moti sot me diell, maksimalja sot deri në 30 gradë

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat