Moti sot: Diell, shi e rrufe – temperaturat deri në 33 gradë

Kosova

Moti sot: Diell, shi e rrufe – temperaturat deri në 33 gradë

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Ndërkaq gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë rrebeshe të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat maksimale do të arrijnë në 33 gradë Celsius.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 – 40 km/h.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat