Zgjidhen nëntë drejtorë klinikash në QKUK

Kosova

Zgjidhen nëntë drejtorë klinikash në QKUK

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

QKUK-ja, përmes konkursit të rregullt, tashmë ka zgjedhur 9 drejtorë të klinikave.

Burimet e medias mësojnë se Klinikën e Psikiatrisë Forenzike do ta udhëheqë Arsim Gashi, teksa deri më tani drejtor në këtë klinikë ishte Shpend Haxhibeqiri.

Drejtor i Urologjisë është përzgjedhur Bujar Frangu, i cili së fundmi ishte edhe U.D i drejtorit në këtë klinikë pas dorëheqjes së Petrit Nurajt.

Në krye të Klinikës së Neonatologjisë do të jetë Luan Morina, i cili së fundmi ishte edhe U.D i drejtorit në këtë klinikë pas dorëheqjes së Hajrie Ismailit.

Edhe një tjetër ushtrues detyre u bë drejtor nga konkursi publik, ai i kardiologjisë, Faik Shatri.

Teksa, Klinika e Nefrologjisë do të drejtohet përsëri nga Mimoza Bërbatovci –Ukimeraj.

Edhe në klinikën e syve nuk ka ndryshime, Ardian Shabani është ri-zgjedhur përsëri si drejtor.

Poashtu edhe për një mandat të dytë, Hajriz Rudari do ta drejtojë klinikën e kirurgjisë vaskulare kurse kirurgjia e fëmijëve do të udhëhiqet nga Sejdi Statovci.

Ndërkaq shërbimi i Mikrobiologjisë Klinikë do të udhëhiqet nga Afërdita Alaj-Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat