E ndjera në Podujevë ishte duke shkuar te djali i saj kur u ndoq nga qentë dhe vdiq nga frika

Kosova

E ndjera në Podujevë ishte duke shkuar te djali i saj kur u ndoq nga qentë dhe vdiq nga frika

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 21:59
Ilustrim

Një grua e moshuar ka vdekur në orët e sotme të pasdites në Emergjencën e Podujevës.

Viktima S.S. e vitit të lindjes 1949 nga fshati Obrançë i Podujevës, mësohet se ka pësuar sulm nga frika pasi është ndjekur nga qentë endacakë.

Banorët e fshatit që ishin në vendin e ngjarjes  kanë deklaruar se e ndjera ishte duke shkuar për te djali i saj me të cilin nuk banonte, ku në atë lagje ajo u sulmua.

E njëjta edhe më herët kishte probleme me zemër kishte të vendosura stenta.

Familja e të ndjerës vetëm se ka hapur të pame për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat