Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Betejës së Çirezit dhe Likoshanit

Kosova

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Betejës së Çirezit dhe Likoshanit

Më: 1 mars 2025 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Në 27-vjetorin e Betejës së Çirezit dhe Likoshanit janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e kësa beteje, të rënë heroikisht më 28 shkurt 1998.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryesuesen e Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, të zgjedhurit e popullit, drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe shumë qytetarë, dje kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve dhe Martirëve në Likoshan, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.

“Pas homazheve përkujtimore, janë zhvilluar edhe vizitat në familjet e dëshmorëve dhe martirëve, para të cilave është shprehur respekti i lartë për kontributin e tyre, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për Kosovën!”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat