​Policia fiton tri vendet e para për gjuajtje me armë

Kosova

​Policia fiton tri vendet e para për gjuajtje me armë

Më: 2 mars 2025 Në ora: 16:38
​Policia fiton tri vendet e para për gjuajtje me armë

Policia e Kosovës në garat “Kupa Adem Jashari”, në shenjtari, ka arritur rezultate të shkëlqyera duke fituar tri vendet e para në disiplinën e pushkës serike, kategoria senior meshkuj, si dhe në disiplinën e pistoletës standard, kategoria senior femra, vendi i parë.

Sipas njoftimit, më datën 1 mars 2025, u mbajtën garat “Kupa Adem Jashari” në shenjtari, një ngjarje e organizuar nga Federata e Shenjtarisë.

“Ky aktivitet i jashtëzakonshëm bashkoi gjashtë klube të ndryshme dhe ishte një mundësi e shkëlqyer për të testuar aftësitë dhe shkathtësitë e garuesve.

Klubi i Shenjtarisë – Policia e Kosovës, që po merr pjesë për herë të parë në këto gara, ka arritur rezultate të shkëlqyera duke fituar tri vendet e para në disiplinën e Pushkës Serike, kategoria Senior meshkuj, si dhe në disiplinën e Pistoletës Standard, kategoria Senior femra, vendi i parë. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe kontribuan në këtë ngjarje fantastike”, ka njoftuar policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat