Në Klinikën e Pediatrisë, s’ka rritje të numrit të pacientëve

Kosova

Në Klinikën e Pediatrisë, s’ka rritje të numrit të pacientëve

Më: 14 mars 2025 Në ora: 20:31
Ilustrim

Fluksi i pacientëve në Klinikën e Emergjente të Pediatrisë ka arritur deri në 250 vizita brenda 24 orëve. Megjithatë, ky nuk paraqet një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me vitet e kaluara.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci, tha se vetëm në repartin e emergjencës raportohen mesatarisht 130 deri në 140 raste në ditë, prej tyre, rreth 35 fëmijë.

"Këtë nuk e llogaris që është rritje por mundemi me thënë që rastet kur kemi sezonin e verës kur janë këto gastoenteroitet më të shpeshta për arsyeje të vetë patologjisë që janë më të shpeshta në kohën e verës dhe në kohën e dimrit, kur janë këto phnoumonit ose bronkopheumonit, problemet respiratore si pasoj e viruseve sezonal, normalisht kemi një fluks të madh të pacientëve. Por duke marrë parasysh qysh vitet e kaluara, kur fluksi është i njëjtë sikurse vitet e kaluara kështu që nuk mund të themi që kemi ndonjë rritje të numrit të rasteve me sëmundje pediatrike", ka thënë Grajqevci.

Ajo shtoi se në Klinikën e Pediatrisë aktualisht kujdestarojnë katër pediatër specialistë, të cilëve u bashkohen edhe katër specializantë në çdo turne. Në Emergjencën Pediatrike, pas orës 15, kujdestaron një specialist i shoqëruar nga dy ose tre specializantë.

"Ka raste kur edhe specializantët i kryejnë të gjitha shërbimet se janë viti i pestë dhe gati janë specialist të pediatrisë. Por çfarëdo dileme që kanë edhe ata dhe bëjnë vizitën e pacientëve qoftë afër specialistit apo edhe kur nuk është specialisti, kur ka punë ndonjëherë që mundet me qenë në repartet tjera që ka nevojë, është përkeqësua ndonjë rast dhe duhet normalisht ndonjëherë krejt ekipi me shkuar te rasti i rënd, atëherë ka mundësi me i kryer specializanti i cili është i vitit të pestë ‘, ka thënë ajo.

Por, për çfarëdo dileme që ka, normalisht konsultohet specialisti, specialisti punon vazhdimisht në emergjencën pediatrike.

Sipas saj, periudha me fluksin më të madh të pacientëve është nga ora 19:00 deri në orën 23:00.

Pavarësisht ngarkesës së madhe, autoritetet shëndetësore sigurojnë se shërbimet ofrohen pa pengesa dhe se Klinika e Pediatrisë mbetet e gatshme për ta trajtuar çdo rast urgjent.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat