Përhapet zjarr i fuqishëm në fushat e Gajrakut në Malishevë

Kosova

Përhapet zjarr i fuqishëm në fushat e Gajrakut në Malishevë

Më: 22 mars 2025 Në ora: 16:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fushat e Gajrakut të Malishevës është përhapur një zjarr i fuqishëm.

Në pamjet shihet flakë e madhe  dhe tym i lartë.

Për zjarrin janë njoftuar zjarrfikësit të cilët pritet të dalin në terren, por që zjarri është duke u përhapur meqë erërat janë shumë të forta.

Media ka kontaktuar policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pasur përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat