​Miratohet rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër

Kosova

​Miratohet rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër

Më: 4 prill 2025 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Ministria e Financave ka njoftuar se rregullorja për funksionimin e Komisionit Mediko-Social është miratuar, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme.

Sipas njoftimit të MF-së, ndryshimet përfshijnë eliminimin e procesit të rivlerësimit, një kërkesë kyçe e komunitetit, rregullimin e procedurës së aplikimit për njohjen e statusit të personit të verbër dhe përmirësimin e kritereve dhe procedurave ekzistuese, raporton KosovaPress.

“Është e rëndësishme të theksohet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka përmirësuar gjithashtu procedurat për vlerësimin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, duke mundësuar aplikimin elektronik për këtë kategori. Ju lutem gjeni në këtë link Rregulloren (MFPT) Nr. 01/2025 për funksionimin e Komisionit mediko-social: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=102326”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat