Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët në Ditën e Kushtetutës

Kosova

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët në Ditën e Kushtetutës

Më: 8 prill 2025 Në ora: 11:16
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka organizuar sot aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës.

Në kuadër të këtij aktiviteti, qytetarët, por edhe vizitorë nga shkollat dhe kopshtet patën mundësinë të vizitojnë ambientet e Gjykatës dhe të njihen nga afër me punën dhe rolin e saj në mbrojtjen e rendit kushtetues, raporton KosovaPress.

Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, mbajti një ligjërat para fëmijëve të kopshtit “Xixëllonja” të Prishtinës duke theksuar rolin e kësaj gjykate.

Ky aktivitet synon të promovojë transparencën dhe edukimin qytetar për rëndësinë e Kushtetutës në jetën demokratike të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat