Qytetari në Shtime dorëzon në Polici kuletën që e gjeti me dokumente e para

Kosova

Qytetari në Shtime dorëzon në Polici kuletën që e gjeti me dokumente e para

Më: 14 prill 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka njoftuar se një qytetar në Shtime e ka dorëzuar kuletën që e kishte gjetur në një qendër tregtare në Koshare.

Aty kishte dokumente dhe 233 euro.

“Me datën 13.04.2025, rreth orës 16:00 një qytetar nga Shtimja, H. Bungu,40 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendre tregtare në fshatin Koshare dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime. Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i M.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal.”

Policia ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat