Policia në Suharekë ka shtuar masat e kontrollit gjatë natës

Kosova

Policia në Suharekë ka shtuar masat e kontrollit gjatë natës

Më: 16 prill 2025 Në ora: 10:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj në kuadër të takimit për koordinimin lokal të sigurisë ka njoftuar se zyrtarët policorë kanë shtuar masat e kontrollit, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Në këtë takim ai ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, duke e vlerësuar si të qetë dhe stabile.

“Për gjendjen e sigurisë në Komunë, ka raportuar komandanti i  Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili fillimisht ka bërë të ditur që Policia e Kosovës ka shtuar masat e kontrollit sidomos gjatë orëve të natës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty thuhet se Sylaj ka paraqitur edhe numrin e rasteve që kanë ndodhur gjatë dy javëve të shkuara, duke theksuar se gjithsejtë janë shqiptuar 540 tiketa për kundërvajtje, teksa janë realizuar edhe 29 urdhëresa të Gjykatës.

Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka gjatë kryesimit të takimit ka njoftuar edhe për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore në këtë komunë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat