Ky është parashikimi i motit për nesër dhe javën e ardhshme

Kosova

Ky është parashikimi i motit për nesër dhe javën e ardhshme

Më: 19 prill 2025 Në ora: 23:17
Ilustrim

Intervale më të gjata me diell do të ketë edhe përgjatë ditës së diel, megjithëse kalojnë më vonë më shpesh vransira, por nuk paraqiten kushte për të reshura.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 23C e 24C. Nga dita e hënë mot më jostabil.

Do të ketë intervale me diell, mirëpo orëve të pasdites po paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve dhe bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat shënojnë rritje deri në 25C të hënën, e më pas zbresin lehtazi në 19C e 20C.

Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 10C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 4-10m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat