Japonia dorëzon mbi 40 mijë euro grant për QKMF-në e Deçanit

Kosova

Japonia dorëzon mbi 40 mijë euro grant për QKMF-në e Deçanit

Më: 29 prill 2025 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

Sot në Deçan do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Deçanit.

Vlera totale e projektit është dyzet mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë euro (40,266 euro).

"Projekti për Përmirësimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Adem Ukehaxhaj’ në Komunën e Deçanit përmes Sigurimit të Pajisjeve Mjekësore” synon përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe dentare të ofruara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Deçanit përmes sigurimit të një pajisjeje me ultratinguj, një karrigeje gjinekologjike dhe një autoklave", njofton Ambasada Japoneze në Kosovë.

Kjo pritet të jetë një ndihmë e madhe për QKMF-në e Deçanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat