Komuna e Shtimes, fton qytetarët të aplikojnë për serra bujqësore

Kosova

Komuna e Shtimes, fton qytetarët të aplikojnë për serra bujqësore

Më: 29 prill 2025 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Komuna e Shtimes ka hapur dyert për të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret të aplikojnë për serra bujqësore.

Komuna ka kërkuar që qytetarët të aplikojnë brenda afateve kohore dhe të jenë përfitues të serrave deri në 0.5 ari.

“Komuna e Shtimes njofton të gjithë qytetarët e interesuar për thirrjen publike për furnizim me serra bujqësore për kultivimin e perimeve, me sipërfaqe prej 0.5 ari (50m²).

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo thirrje inkurajohen të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat