​Qytetari dorëzon në polici një portofol me dokumente e para

Kosova

​Qytetari dorëzon në polici një portofol me dokumente e para

Më: 9 maj 2025 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Sot, rreth orës 14:35, qytetari me inicialet G. Z. (25) nga fshati Davidoc dorëzoi në stacionin policor një portofol që kishte gjetur në Shtime.

Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë në Shtime, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 euro dhe dokumente personale.

Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i presonit me inicialet B.F. nga Shtime. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin G.Z., duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat