Kryetari Bulliqi përcjell punimet në asfaltimin e rrethrrotullimit për Kërpimeh

Kosova

Kryetari Bulliqi përcjell punimet në asfaltimin e rrethrrotullimit për Kërpimeh

Më: 14 maj 2025 Në ora: 08:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore, janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e rrethrrotullimit për në Kërpimeh, një nyje e rëndësishme që lehtëson qarkullimin në këtë zonë të qytetit.

Punimet nga afër i ka përcjell kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

I cili theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sigurisë në komunikacion.

Komuna e Podujevës njofton se punimet po avancojnë me intensitet dhe pritet të përfundojnë deri në orët e mbrëmjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat