Bie pllaka e tavanit të QKMF-së në Drenas, aparatura e rentgenit nuk u dëmtua

Kosova

Bie pllaka e tavanit të QKMF-së në Drenas, aparatura e rentgenit nuk u dëmtua

Më: 16 maj 2025 Në ora: 19:32
Ilustrim

Ka rënë një pllakë e tavanit e objektit të Qendrës së Mjekësisë Kryesore Familjare në Drenas.

Ismet Bogiqin tha se shkak është shpërthimi i një gypi të ujit, por edhe reshjet e shiut që ishin gjatë natës së mbrëmshme.

“Pllaka ka rënë, aparaturën për rentegen e kemi ruajtur, nuk ka dëme materiale”, ka thënë Bogiqi.

I njëjti ka shtuar se dëmi do të sanohet, sipas tij, do të bëhet vendosja e pllakës në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat