Nesër ndërprehet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Pejë

Kosova

Nesër ndërprehet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Pejë

Më: 19 maj 2025 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se nesër, në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc, do të realizohet minimi i masave shkëmbore.

Për këtë arsye, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në këtë segment rrugor.

“Nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e pastrimit dhe hapjen e rrugë.

Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që planifikojnë të qarkullojnë në këtë drejtim gjatë këtij intervali kohor, të përdorin rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat