Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Lipë të Zveçanit

Kosova

Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Lipë të Zveçanit

Më: 25 maj 2025 Në ora: 20:25
Homazhe

Sot janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Lipë të Zveçanit.

Këto homazhe i ka bërë kryetari i kësaj komune, Ilir Peci dhe stafi i tij.

Kryetari Peci u shpreh se e kanë kujtuar kontributin e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

“Sot, së bashku me stafin tim, bëmë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të fshatit Lipe, në nderim të sakrificës dhe heroizmit të tyre. Përulësisht kujtuam kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë dhe të ardhmen tonë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka thënë ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat