Komuna e Podujevës fton OJQ-të lokale për propozime në komisionin ad-hoc

Kosova

Komuna e Podujevës fton OJQ-të lokale për propozime në komisionin ad-hoc

Më: 27 maj 2025 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Komuna e Podujevës ka njoftuar organizatat e shoqërisë civile që të paraqesin propozimet e tyre për anëtarë në komisionin ad-hoc vlerësues.

I cili do të krijohet në kuadër të Kuvendit Komunal.

Ky komision do të merret me zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, konkretisht për njësinë kadastrale P-202-3, që ndodhet në Zonën Kadastrale të Lupçit të Poshtëm.

OJQ-të lokale të interesuara mund të bëjnë propozimet e tyre sipas udhëzimeve të publikuara në njoftimin zyrtar të Komunës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat