Një ari është parë sot në rrugën që të shpie për në Prevallë, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.
Edhe të premten, një ari tjetër ishte vërejtur në një pjesë të qytetit të Deçanit.
Këto nuk janë raste të izoluara. Më 18 maj, një ari ishte hasur edhe në Mushtisht të Suharekës.
Shfaqja e shpeshtë e arinjve në zonat e banuara po ngre shqetësime për sigurinë publike dhe nevojën për masa mbrojtëse nga autoritetet.