Drejtoria e Inspeksionit në Drenas asgjëson produkte të skaduara

Kosova

Drejtoria e Inspeksionit në Drenas asgjëson produkte të skaduara

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit ka zhvilluar inspektime të rregullta në pika të ndryshme tregtare.

Gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe asgjësuar menjëherë produkte me afat të skaduar, që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Kundër subjekteve përgjegjëse janë marrë masa ndëshkuese sipas ligjit në fuqi, njofton Komuna e Drenasit.

Drejtoria fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje apo parregullsi për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e tyre, duke përdorur kontaktin direkt me Drejtorinë ose kanalet zyrtare të Komunës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat