Moti me diell sot, temperaturat maksimale arrijnë deri në 30°C

Kosova

Moti me diell sot, temperaturat maksimale arrijnë deri në 30°C

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 30°C.

Vlerat më të ulëta do të regjistrohen në Rrafshin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat