Dita e Çlirimit të Drenasit, Lladrovci përgatit mirënjohje për çdo familje dëshmori

Kosova

Dita e Çlirimit të Drenasit, Lladrovci përgatit mirënjohje për çdo familje dëshmori

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 20:04
Ramiz Lladrovci

Sot është shënuar 26-vjetori i çlirimit të qytetit të Drenasi. Në nder të kësaj dite, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci bëri të ditur se ka përgatitur mirënjohje për secilën familje të dëshmorëve të kësaj zone.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se mirënjohjet do të shpërndahen nga 18 qershori.

“Të nderuara familje të dëshmorëve të komunës së Drenasit, në shenjë nderimi për çdo familje të dëshmorit, me rastin e Ditës së Çlirimit, kam përgatitur mirënjohje për secilën familje në pajtim me Regjistrin zyrtar për dëshmorët”.

“Për shkak të racionalizimit të kohës dhe rrethanave, mirënjohjet mund t’i merrni te drejtorët e shkollave, sipas lokalitetit ku gjendet shkolla juaj. Mirënjohjet mund ti merrni nga 18 qershori 2025”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat