Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

Kosova

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në qytetin e Podujevës.

Punimet do të zhvillohen në gypin fi 450 mm, të cilat parashikohet të rrisin kapacitetin e furnizimit me ujë në qytet.

“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, njofton KRU “Prishtina”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat