Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit

Kosova

Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 20:57
Hajrullah Çeku

Shtimja shumë shpejtë do të bëhet me stadium modern.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Shtimja do të bëhet me stadium që do të ketë kapacitet prej mbi 1500 ulësesh dhe tribunë e kushte moderne.

“Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit. Shtimja do të ketë stadium me kapacitet prej mbi 1500 ulësesh dhe tribunë e kushte moderne.

Me këtë investim po i japim qytetit një hapësirë të re sportive, funksionale dhe të denjë për gara dhe aktivitete.

Po vazhdojmë me përkushtim përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjitha komunat”, ka shkruar Çeku. 

Image
Hajrullah Çeku
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat