E diele “përvëluese” sot, temperaturat shkojnë në 37°C

Kosova

E diele “përvëluese” sot, temperaturat shkojnë në 37°C

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

“Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat