Liburn Aliu merr pjesë në përurimin e rrugës së re në Shtime

Kosova

Liburn Aliu merr pjesë në përurimin e rrugës së re në Shtime

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 11:46
Foto nga vendngjarja

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë pjesë sot në përurimin e një rruge të re në Komunën e Shtimes, një projekt ky i cili pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen infrastrukturore në këtë pjesë të vendit.

Rruga lidh fshatin Davidovc me fshatin Godanc.

Përveç tij, prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i cili u shpreh se rruga që përshkon 5.5 km e që ka kushtuar 900 mijë euro, është një investim që do të ndihmojë shumë në ndërlidhjen e fshateve të Komunës së Shtimes.

Gjatë vizitës së tij, ministri Aliu ka inspektuar gjithashtu nga afër punimet që po zhvillohen në kuadër të rregullimit të shtratit të lumit në këtë komunë, duke vlerësuar angazhimin e institucioneve lokale dhe bashkëpunimin me ministrinë për përmbushjen e standardeve të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë infrastrukturore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat