Digjet deponia e veturave në Katundin e Ri në Pejë

Kosova

Digjet deponia e veturave në Katundin e Ri në Pejë

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Një deponi e veturave është përfshirë nga zjarri në fshatin Katund i Ri në Pejë, këtë të diel.

Banorët për median kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet të jetë zjarri ende.

Sipas banorëve të fshatit Katundi i ri, zjarri ka shpërthyer nga ora 10 e mëngjesit të dielen dhe ende s’është lokalizuar.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat