Ilir Ferati viziton Studenicën: Kemi projekte konkrete që i japin fshatit jetë dhe i mbajnë të rinjtë afër familjeve të tyre

Kosova

Ilir Ferati viziton Studenicën: Kemi projekte konkrete që i japin fshatit jetë dhe i mbajnë të rinjtë afër familjeve të tyre

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 20:45
Ilir Ferati

Kryetari i Istogut nga LDK, Ilir Ferati, i cili është kandidat i kësaj partie edhe për një mandat në krye të kësaj komune, ka zhvilluar vizitë në Studenicë, ku është mirëpritur nga familja Zeqiraj.

Ferati ka thënë se gjatë takimit ata kanë diskutuar për nevojat e fshatit, duke shtuar se për këtë fshat kanë projekte konkrete, investime që i japin jetë fshatit dhe i mbajnë të rinjtë pranë familjeve të tyre.

Postimi:

Ditën e shtunë e filluam në Studenicë, ku u mirëpritëm nga familja Zeqiraj, të ftuar nga kandidati ynë, Vintori.

Diskutuam gjerë e gjatë rreth nevojave të fshatit. Për Studenicën; tanimë kemi projekte konkrete, investime që i japin jetë fshatit dhe i mbajnë të rinjtë pranë familjeve të tyre.

Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme

Rrugëtimi ynë vazhdon!

I juaji,

Iliri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat