36 vatra zjarri të dielën në vend, 4 ende aktive

Kosova

36 vatra zjarri të dielën në vend, 4 ende aktive

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri.

Në njoftim thuhet se nga 36 vatra zjarr, katër vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

“Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim.

Agjencia falënderon të gjithë zjarrfikësit dhe qendrat operative 112 për përkushtimin e treguar në vazhdimësi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat