Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Kosova

Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 00:24
Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi është shprehur i bindur se do të jetë fitues në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka thënë se ka një avantazh me vendin e dytë.

Latifi në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se gara do të jetë për vendin e dytë, duke thënë se ndihet krenar që ka qeverisur me duar të pastra.

“Kryetari  po e thamë figurativisht që nuk e di dyert e Prokurorisë. Qytetarët e vlerësojnë këtë, ata e dinë që unë nuk jam turistë. Në vitin 2021 Vetëvendosje ka qenë e dyta, por ka rënie. Unë besoj se jam në avantazh edhe me vendin e dytë. Gara do të jetë për vendin e dytë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat