Gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer në Malishevë

Kosova

Gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer në Malishevë

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në Malishevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person ka hasur në një mjet të dyshimtë gjatë punimeve në murin e shtëpisë.

"Fsh. Bellanicë, Malishevë / 11.09.2025 – 12:40. Është raportuar se gjatë punimeve në murin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hasur një mjet i dyshimtë.

Njësia policore është në sigurim të vendit të ngjarjes derisa aty të dalë njësia për deminim", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat