Haliti takohet me banorët e Stubllës së Poshtme në Viti

Kosova

Haliti takohet me banorët e Stubllës së Poshtme në Viti

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 00:26
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Stubllës së Poshtme dhe të lagjes “Hasan Prishtina”, në konakun e Avdullah Mustafës.

“Sonte pata kënaqësinë të takoj banorët dhe të bisedoj hapur për sfidat e përditshme, nevojat dhe prioritetet e tyre.

Ky komunikim i drejtpërdrejtë është themeli i një bashkëpunimi të ndërsjellë dhe i punës së përbashkët për zhvillim, përparim dhe kushte më të mira për të gjithë qytetarët tanë,” tha Haliti.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe besimin e vazhdueshëm të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat