Izmaku: Kam qenë më shumë deputete e Vushtrrisë, sesa e partisë

Kosova

Izmaku: Kam qenë më shumë deputete e Vushtrrisë, sesa e partisë

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 09:29
Xhevahire Izmaku

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se gjatë periudhës sa ka qenë deputete ka qenë më shumë deputete e Vushtrrisë sesa e partisë.

Ajo ka shtuar, se kjo është një nga arsyet që ajo nuk është në ish-subjektin politik ku ishte vite me radhë.

Izmaku këtë legjislaturë është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë së Fatmir Limajt.

Në ditët e para të fushatës ajo ka marrë mbështetje nga gratë, vajzat dhe qytetarët në përgjithësi të Vushtrrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat