Faton Peci viziton Qendrën Down Syndrome Kosova në Mitrovicë

Kosova

Faton Peci viziton Qendrën Down Syndrome Kosova në Mitrovicë

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 12:05
Foto nga takimi

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar Qendrën Down Syndrome Kosova, ku u njoh nga afër me përkushtimin dhe punën e përditshme që bëhet për fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down.

Peci premtoi mbështetje institucionale për këtë qendër dhe për familjet që kanë nevojë për shërbime të specializuara.

“Në mbështetje të këtij përkushtimi të madh, ne do të sigurojmë mbështetje të qëndrueshme profesionale përmes angazhimit të logopedit, psikologut dhe punëtorit social. Ky është një hap i domosdoshëm për të krijuar kushte më të mira zhvillimi, integrimi dhe mirëqenieje për fëmijët tanë,” tha Peci në një postim në rrjete sociale.

Ai shtoi se synimi i tij është që të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ofruar kushte më të mira për integrim në shoqëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat