Shpejtim Bulliqi: Tubimi në Orllan filloi me këngën për heroin Zahir Pajaziti

Kosova

Shpejtim Bulliqi: Tubimi në Orllan filloi me këngën për heroin Zahir Pajaziti

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 12:06
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar për një tubim të madh në fshatin Orllan, i cili u hap me këngën kushtuar heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.

Në këtë aktivitet, Bulliqi ishte i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Ai tha se banorët e Orllanit i pritën jashtëzakonisht mirë dhe se qeverisja aktuale u ka rikthyer investimet në këtë zonë pas një periudhe të gjatë pa vëmendje institucionale.

“Bashkë do të vazhdojmë punët e mëdha e konkrete për secilin fshat e lagje të Podujevës tonë”, theksoi Bulliqi në një postim në rrjete sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat