Peci: Angazhimi ynë është që sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të nderohet me punë

Kosova

Peci: Angazhimi ynë është që sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të nderohet me punë

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 19:55
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës në takim me qytetarët

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Jugut ka zhvilluar takim me familjet e dëshmorëve dhe martirëve

Ai ka thënë se “krenaria dhe sakrifica e tyre na kujtojnë çdo ditë pse duhet të punojmë për një Mitrovicë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me të ardhme të sigurt për çdo qytetar”.

“Kapitulli i ri i Mitrovicës nuk mund të shkruhet pa respektin dhe kujdesin e vazhdueshëm për këto familje

. Angazhimi ynë është që kjo sakrificë të nderohet me punë, zhvillim dhe përfaqësim të denjë për qytetarët e Mitrovicës”, ka shkruar Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat