Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga LDK, Besnik Osmani, së bashku me ekipin e tij, takoi banorët pranë Stacionit të Trenit, ku diskutuan për programin qeverisës dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme të qytetarëve.
Gjatë takimit, banorët patën mundësinë të ndajnë mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës dhe mundësive për zhvillim.
“Së bashku me ekipin tim takuam banorët pranë Stacionit të Trenit, ku biseduam për programin qeverisës dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme.
Dëgjuam nga afër zërin e tyre për të reflektuar mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë në zbatim të programit qeverisës.
Banorët shprehën mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës dhe mundësive për zhvillim. Fushë Kosova PËRTEJ!”.