Çeku i gatshëm për debat me Ramën: Caktoje datën dhe studion

Kosova

Çeku i gatshëm për debat me Ramën: Caktoje datën dhe studion

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 23:53
Hajrulla Çeku (majtas) dhe Përparim Rama (djathtas)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, është shprehur i hapur për ballafaqim publik me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama.

Përmes një videoje në Facebook, Çeku i ka bërë thirrje Ramës që të caktojë datën dhe studion për një debat televiziv.

Ai ka theksuar se të dy kanë pasur ofertë për të marrë pjesë në një debat televiziv.

Por sipas tij, Rama s’e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat