Haradinaj: Istogu përballet me një paradoks të dhimbshëm

Kosova

Haradinaj: Istogu përballet me një paradoks të dhimbshëm

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 20:57
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kandidati i tyre për kryetar të Istogut, Ukë Blaka po merr mbështetje nga qytetarët.

Ai ka thënë se kjo u dëshmua edhe në takimin me banorët e Kaliqanit.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Istogu përballet me një paradoks të dhimbshëm.

“Istogu, ku çdo pëllëmbë tokë flet për histori dhe potencial të jashtëzakonshëm, përballet me një paradoks të dhimbshëm. Zona më e pasur me burime ujore në Kosovë vuan nga mungesa e ujit. Fshatrat që dikur shquheshin për prodhimtari bujqësore, sot përballen me pamundësi zhvillimi si pasojë e keqqeverisjes shumëvjeçare.

Por, më 12 tetor, qytetarët e Istogut kanë rastin të zgjedhin një kryetar që nuk premton thjesht me fjalë, por që është i dëshmuar me punë. Me Ukë Blakën si Kryetar dhe me ekspertizën e listës sonë për Asamble, Istogu fiton një vizion zhvillimor të bazuar në punë konkrete, në investime të qëndrueshme dhe në qeverisje të ndershme e transparente”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat